Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka prezantuar veten dhe gjithashtu ka treguar tre prioritetet që ka në plan të punojë gjatë mandatit të saj këtu.
Përmes një klipi 2 minutësh të postuar në profilin e saj në Twitter, Ambasadorja gjithashtu ka folur dhe për mbështetjen që SHBA i ka ofruar Shqipërisë ndër vite.
“Përshëndetje të nderuar miq! Emri im është Yuri Kim dhe ndihem thellësisht e nderuar që shërbej si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Për më shumë se dy dekata, kam pasur priviligjein t’u shërbej Shteteve të Bashkuara si diplomate. Nga Pekini në Bagdad, e në shumë vende ndërmjet tyre, jam përpjekur të forcoj marrëdhëniet e SHBA në botë. Përgjatë 23 viteve të mia në Uashington, kam punuar mbi shumë nga prioritetet tona kyçe të politikës së jashtme duke ndihmuar që të sjell paqe dhe begat. Jam veçanërisht e nderuar që të vij në Shqipëri në fillim të 2020, vit që shënon 100 vjetorin e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga SHBA.
100 vjet më parë, presidenti Uillson kundërshtoi ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj dhe ndihmoi në rrugëtimin e Shqipërisë si anëtare e lidhjes së Kombeve, në dhjetor të 1920. Ashtu si SHBA kanë mbështetur Shqipërinë ndër vite, Shqipëria ka qënë një mike dhe aleate besnike e SHBA. Dhe unë ndihem e privilegjuar që ndodhem këtu.
Gjatë mandatit tim këtu, unë kam në plan të punoj mbi tri prioritete. Së pari do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë më e aftë. Së dyti, do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në BE. Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët.
Po pres me kënaqësi që të takoj qytetarët shqiptarë, të mësoj për trashëgiminë tuaj të pasur kulturore, të vizitoj peisazhet tuaja të mahnitshme, të shijoj kulinarinë tuaj të shijshme, të përjetoj mikpritjen tuaj të jashtëzakonshme dhe shumë gjëra të tjera. Pra ejani të komunikojmë. Mund të më gjeni në faqet në facebook, tëitter dhe Instagram të Ambasadës. Do dëshiroja të dija mendimet dhe idetë!”, shprehet ambasadorja amerikane.
Kujtojmë që Yuri Kim ka një karrierë të gjatë në diplomacinë amerikane dhe ka qenë pjesë e stafit të disa presidentëve amerikanë.
Diplomatja Yuri Kim ka shërbyer gjatë karrierës së saj në në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Jashtme në Evropën Jugore, ndërsa ka qenë dhe Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit. Kim ka diplomuar në Universitetin e Cambridge për Shkenca Politike dhe në Universitetin e Pensilvanisë, e diplomuar për Teori Politike.