Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ekonomia në Shqipëri me probleme, ka tkurrje në investime

0
142

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

Sipas Jacos klima e biznesit në Shqipëri ka disa probleme edhe pse ka pasur sukses në punën që është bërë, për të problemi qëndron tek konsultimi publik, i cili nuk është respektuar.

“Kjo është akoma më e rëndësishme tani që ekonomia shqiptare ballafaqohet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore: TAP dhe Devoll dhe pasojat nga tërmeti. Por, që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme.

Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi zyrtari i lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here