E rëndë/ Shqiptari godet me thikë pronarin italian

0
125

Karabinierët në Corigliano Calabro arrestuan një 21-vjeçar shqiptar nën akuzën e tentativës së vrasjes. I riu, me banim në Piacenza por në fakt banonte në Rocca Imperiale, në orët e para të pasdites së djeshme, ndërsa ishte në një lokal, i ishte thënë nga pronari, që të largohet se do mbyllte biznesin.

Mirëpo, sa duket shqiptari nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe ka rrëmbyer një thikë kuzhine, duke qëlluar disa herë italianin, 28 vjeç. Pas kësaj, ai tentoi të arratiset, duke ikur prej vendngjarjes, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari, pasi u kap, deklaroi se kishte hedhur thikën në lumë.

Thirrjet e viktimës së plagosur nga tre plagë me thikë në pjesën e pasme dhe të gjymtyrëve të sipërme, tërhoqën vëmendjen e disa kalimtarëve, të cilët, duke hyrë në dhomë, e gjetën të shtrirë në tokë plot me gjak.

Karabinierët ndoqën rastin me kujdes, duke bërë arrestimin më vonë të shqiptarit. Ky i fundit kishte bërë xhaketën me njolla gjaku, ndërsa u dërgua në burg. Mbi të tashmë rëndon akuza për tentativë të vrasjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here