“Mbajti mbi supe pesha të rënda në kohë të vështira”/ Basha rikujton 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet…

0
116

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Basha theksoi se mirënjohje për këtë ditë historike i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve.

MESAZHI I BASHËS
Sot kryeqendra e shqiptarëve kremton 100 vjetorin e saj si kryeqytet. Në këtë ditë historike, mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit të autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit.
Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist.
Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë. Zoti e bekoftë Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here