Ndodh edhe kjo!!! I forti me “BMW X6” nuk pyet as për të sëmurët, bllokon hyrjen e Spitalit Ushtarak…

0
144

Ndërsa vëmendja është përqëndruar tëek Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të të cilit policët kanë ‘pushtuar’ rrugët në kërkim të pasurive të paligjshme, nga ana tjetër paligjshmëria shfaqet kudo dhe në forma të ndryshme

E një rast i tillë ka është denoncuar nga JOQ Albania. Një zyrtar i lartë, me makinë luksoze nuk “çan kokë” fare për të sëmurët dhe invalidët në Spitalin e Traumës.

Ai e parkon makinën e tij tip “BMË X6” mu përballë hyrjes së pacientëve apo edhe stafit mjekësor.

Qytetari i cili ka denoncuar rastin shprehet se nuk ka patur asnjë reagim për makinën e parkuar, as nga roja dhe as nga drejtori i cili ndodhej në godinë.

“Shiko se cfar behet tek spitali ushtarak, bllokohet kalimi per invalidet dhe per pacientet sepse do parkoje ky tangelliksi. Tek spitali ushtarak. Godina perballe drejtorisë. As drejtori, as polici privat, as mjeket askush nuk reagon”, shkruan denoncuesi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here