Nga Gazmend Kapllani
Musine Kokalari mund te kishte zgjedhur rruge tjeter, ate te kompromisit me diktaturen dhe te lepirjes se tiranit (aq me shume qe ishin edhe farefis). Atehere ndoshta jeten do ta kishte shume me te lehte. Do ishte, ndoshta atehere, jo internimeve dhe burgjeve por me jete te rehatshme ne Kryesine e Lidhjes Lepirese te Shkrimtareve. Ndoshta dhe nen kryetare fronti nen yqmin e nje vrasese masive si Nexhmije Hoxha. Do paguhej nga shteti, do kishte makine dhe shofer, do shihte vetem bythen e vet (sic thote populli) do ti perktheheshin librat nga shteti dhe ndoshta do behej e njohur edhe ne France (apo gjetke).
Sigurisht, pas renies se regjimit do pretendonte se kishte qene disidente (me dy vellezer te vrare madje fare te lehte do ta kishte). Mandej, do ti benin shtepi muze ne Tirane, sigurisht (sepse ne Tirane do jetonte, jo e degdisur duke fshire rruget ne Rreshen). Musine Kokalari nuk beri asnje nga keto. Musineja nuk eshte vetem simboli i rezistences kunder diktatures dhe dhunes por edhe simboli i artistit modern, qe nuk ben kompromis me tirane dhe vrases. Ndoshta i vetmi artist me te vertete modern qe kemi ne historine tone.
Eshte misherimi i nje filozofie morale kunder skutherise, nihilizmit dhe cinizmit moral, qe shoqeria jone ende nuk e ka bere dot te veten. Kjo foto i “thote” te gjitha se kush jemi ne dhe kush eshte Musineja. Ata burrat atje ne salle qe e bejne sehir ndersa jeta e saj copetohet nga hetues debile dhe sadiste dhe Musineja e vetem, me dy vellezer akoma te pakallur ne varr, te vrare nga bandat e partizaneve, me babain qe vdiq gjate gjyqit se nuk duroi dot me; dhe ajo e vetme, e perqeshur nga turma, e copetuar nga banda e krimineleve, duke mbrojtur parimet tek te cilat besonte: dinjiteti personal, liria e krijimtarise, liria e atdheut te saj qe e ajo e deshi aq shume. Nje Shkrimtare e Madhe, nje Grua e Madhe, nje Shqiptare e Madhe. Me e madhja qe kemi patur fatin te kemi. Prandaj Musine Kokalari nuk i perket edhe aq shume te shkuares se sa te tashmes dhe te ardhmes. Rralle gjen nje shkrimtare si ajo qe me jeten e saj te informon kaq thelle per te kaluaren dhe te ardhmen njekohesisht.
Musine Kokalari eshte premtimi i emancipimit te shoqerise sone, gjinor dhe universal, qe ende pret te behet realitet. Eshte deshmi nga me uleriteset per shkaterrimin e papare qe solli banda kriminale e komunisteve ne pushtet. Armiqesia e tyre e pakufi kunder cdo gjeje te ndershme, te bukur, te mencur dhe krijuese mes Shqiptareve eshte dicka qe e tejkalon edhe perfytyrimin me sadist dhe pervers. Musine Kokalari nuk eshte vetem ajo qe mund te ishim si shoqeri, individe dhe komb – nese banda e krimineleve nuk do kishte perdhunuar per 50 vjete Shqiperine – por misheron mbi te gjitha ate qe mund te jemi dhe te behemi ne te ardhmen, nese duam te jemi nje komb qe e respekton veten. Sa per ata qe gjoja e qajne dhe sidomos ata qe kane pushtet: i beni nje muzeum ne Tirane, Musinese. Dhe gjithe atyre artisteve (pak ishin ne fakt) qe i rezistuan territ dhe shkaterrimit te kombit tone nga themelet. Boll me nderuat kopuket dhe lapanjozet. Boll me me rrefimin tuaj ideologjik qe kerkon normalizimin e krimit te madh kunder Shqiptareve dhe njerezimit, paraqitjen e tij si nje lloj “avarie e kohes” – duke perdhunuar cdo dite kujtesen e rropatur te ketij kombi kaq te vuajtur.
Standard.al