Gazetari Artan Hoxha është shprehur se krimi i organizuar nuk luftohet me postoblloqe në rrugë, referuar aksionit të nisur së fundmi për ndalimin e makinave të blinduara.
“Bosët e vërtetë në Shqipëri nuk lëvizin me makina të blinduara. Ata e dinë. Lëreni policinë të bëjë detyrën. Por policia e di mire që bosët e mëdhenj nuk lëvizin me makinat të blinduara. Me makina të blinduara lëvizin ata që janë në hasmëri dhe që kanë sinjale që do goditen. E dini çfarë ka bërë Dashamir Gjoka? I bënë atentat, ishte me mjet të blinduar me familjen, mjeti i blinduar e mbrojti nga sulmi dhe me mjetin e blinduar hyri në Drejtorinë e Policisë, kërkoi mbrojtje. Blindi të shpëton nga goditja e parë. Unë mbrëmë pashë një limuzinë në mes të bllokut që mund ta kenë marrë për ditëlindje. Çfarë do bëjnë tani do bllokojnë çdo makinë të shtrenjtë. Kjo është gjasme, jo ajo që presim. Ndërkohë bosët e vërtetë i keni me smart. Lufta me krimin nuk është luftë dhune, por inteligjente. Ti nuk mund ta luftosh krimin e organizuar me postblloqe që del në rrugë,”– tha Hoxha./Abc News