Ish deputetja e LSI-së Silva Caka, ka reaguar nëpërmjet Facebook, rreth lajmit të bujshëm se tashmë Policia e Shtetit do të mundet të përgjojë këdo pa lejen e Prokurorisë apo Gjykatës.
Postimi i plotë:
Narkopolicia po na vëzhgon!
Ndryshimet e propozuara rishtazi në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, synojnë të monitorojnë gjithkënd, kudo dhe kurdo, pa miratim nga Prokuroria; mjafton që polici i zakonshëm t’a ketë mirë me shefin e tij e ai t’i japë lejen për përgjim të të gjitha llojeve!
Çdo qytetar, do bëhet shumë kollaj pre e përgjimeve dhe kjo nuk bën asgjë tjetër veçse e kthen Policinë e Shtetit në shantazhiste dhe gjobëvënëse.
Kjo nuk është thjesht shkelje me të dyja këmbët e privatësisë dhe e të drejtave të njeriut; kjo është diktaturë e pastër!!!
Nuk na ka ngelur gjë tjetër, veçse të spiunojmë vetë vëllezërit e motrat, të cilët nuk duhet të na prishin moralin e pastër komunist!
Kujdes! Tani Policia e Shtetit mund t’ju përgjoj edhe pa lejen e Prokurorisë