Celularët të grabisin, policia të përgjon…

0
161

Nga Klodian Tomorri

Jeta e qytetareve shqiptare u be me e mire kete jave. Shume shpejt, cdo shqiptar nga 0 deri ne 100 vjec mund te pergjohet nga nje polic i thjesht, pa urdher gjykate, pa autorizim prokurori. Kjo eshte shkelje flagrante e te drejtave themelore te njerit.

Dhe shpesh regjimet qe shkelin te drejtat themelore, jane njekohesisht edhe regjime kleptokratike, ku kasta sunduese grabit cdo dite qytetaret e vet.

Ironikisht diten qe doli projektligji i pergjimeve, kompanite celulare, te pakten 2 prej tyre, Vodafone dhe Albtelekom kane rritur tarifat ne menyre te sinkronizuar. AKEP dhe Autoriteti i Konkurrences dredhin zinxhiret.

Ne nje shtet normal, kete nuk do te guxonte ta bente asnje kompani. Por kur bien te drejtat e njeriut, ligji dhe institucionet perdoren jo per te mbrojtur qytetaret, por per t’i grabitur ata.

Tani shqiptareve u kane mbetur te flasin ne telefon. Te paguajne me shtrenjte dhe te pergjohen nga nje polic militant.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here