Karabinierët italianë kanë arrestuar një shqiptar, pasi u kap me 2 kilogramë kokainë në makinë.
Shqiptari i prangosur është Taulant Mani, 32 vjeç, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur në Chietti. Operacioni u zhvillua pasditen e djeshme, kurse policia italiane kishte si synim që të godiste krimin, e sidomos trafikun e lëndëve narkotike, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Mani, me banim në Rimini është zyrtarisht nën akuzë për trafik të drogave të forta. Automjeti i Taulant Manit u ndalua, për shkak se ai po ecte me një shpejtësi tepër të madhe, aq sa kishte ngritur dyshime të forta.
Droga u sekuestrua gjatë një kontrolli normal rutinë. Kokaina e sekuestruar tanimë rezulton se ishte e llojit të shkëlqyeshëm, ndërsa automjeti i Manit u vu nën sekuestro.