Pasditen e sotme, një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Shkodrës.
Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në lagjen “Kiras”.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit.