E pazakontë në fshatin Dufshan të Gramshit. Një shtetas ka gjetur dy derra të egër të vegjël në pyll dhe i ka marrë në shtëpi. Ai është kujdesur dhe i ka rritur ata.
Tashmë dy kafshët janë kaq të lidhur me pronarin e tyre sa nuk e lënë asnjë çast të vetëm.
Askujt tjetër nuk i afrohen këto kafshë të egra veç pronarit të tyre që duket sikur e adhurojnë. Ata e njohin të zotin e tyre, jo vetëm fizikisht, por edhe me anë të erës.
Ky rast vërteton edhe njëherë se, kur sillesh me dashuri, sado i egër të jesh, sërish zbutesh!
Fundja a nuk ka ndodhur kështu me të gjitha kafshët dhe shpendët që ne sot mbarështrojmë në shtëpi!?
Shihni këtë videon e mëposhtme e publikuar nga faqja “Gramshi tek ju”…