Numri i të pastrehëve në Shqipëri është në shifra të larta. Në çdo qytet sheh persona që flenë jashtë, në të nxehtë dhe në të ftohtë, pa u përkrahur nga askush dhe duke u neglizhuar nga të gjithë.
Reagimi nga shteti është zero, madje dhe kur këta persona kanë fare pranë hundës së tyre.
Një rast i tillë ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku një i pastrehë kalon natën poshtë Bashkisë së Durrësit, por askush nuk e ndihmon.
Halli dhe vuajtjet e kanë bërë që të flejë aty, ndoshta edhe tërmeti katastrofik, i cili la qindra banorë pa një çati mbi kokë.
Për të ardhur keq sesi indiferentizmi i institucioneve përgjegjëse për të tilla raste është kaq i lartë edhe kur ato shfaqen përballë tyre.
Qytetari shkruan: