Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e frikshme të tërmetit me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter, që tronditi mbrëmjen e kaluar Japoninë.
Siç shihet në këtë video, tërmeti ka qenë aq i fuqishëm, sa ka lëvizur gjithçka në mënyrë të frikshme. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, shihet se në një biznes gjithçka bie në tokë e shkatërruar, ndërsa lëkundja ndjehet edhe në tokë, pra në ambientet e jashtme.
Tërmeti u ndje nga të paktën 10 milionë banorë, ndërsa nuk la pas asnjë viktimë. Por, EMSC raportoi se ka një rrezik për cunam në Oqeanin Paqësor.
Video: