Presidenti i Republikës, Ilir Meta nepermjet nje postimi ne Facebook na tregon se eshte takuar me profesorët vendas për të diskutuar së bashku rreth përpjekjeve, që po bëhen nga shkencëtarë vendas dhe të huaj, për të mbrojtur lumin e vetëm të egër në Europë, Vjosën.
Postimi i plotë
Në këtë ditë të dashurisë, pata kënaqësinë të prisja profesorët vendas: Aleko Miho, Edmond Panariti, Sazan Guri, Ferdinand Bego, si dhe Profesorin e Universitetit të Vjenës Friderich Schiemer, për të diskutuar së bashku rreth përpjekjeve, që po bëhen nga shkencëtarë vendas dhe të huaj, për të mbrojtur lumin e vetëm të egër në Europë, Vjosën.
Ramë dakord për të organizuar së shpejti një Konferencë Ndërkombëtare, ku do të diskutohet rreth rëndësisë së mbrojtjes së lumit Vjosa nga ndërtimet e papërgjegjshme të HEC-eve, zbatimin e standardeve europiane në administrimin e lumenjve, dhe mbështetjen e programeve kërkimore për të vlerësuar lumin Vjosa si një trashëgimi natyrore me rëndësi europiane.
E DUAM VJOSËN! ??