Tirona e shëmtume!

0
161

Ka edhe dashni te shemtume… si kjo e Tirones. Jemi ne qender. Pervec disa godinave te larta, ndertuar dhunshem ne kryeqytet, te shemtume disa prej tyre, gjurmet e nje kryeqyteti modern jane te veshtira per t’u pare me sy te lire. Nuk ka se, si te ta prishe gjithe shijen e ecjakes, “kufomat” e godinave mbetur pothuaj ne cdo rruge e rrugice te Tiranes. Shume prej tyre mbajne datimin e viteve 20 apo ‘30, por te lena ne harrese. Ka zera qe qellimisht i cojne ne degradim, per t’ju siguruar prespektiven e sigurte te shembjes. Por, per ne qe rendim pas gjurmeve a ndonje historie keto godina behen dhimbje pas shemtise. Ata jane sot te zymta, gjysem te shembura, qelbin ere, mbushut me plehra… ku ne kate te para si kjo foto, mbijeton ndonje biznes. Jemi ne qender dhe “shemtira” te tilla ka plot. Po ne kete dite, fotoja e mesiperme dashnia s’eshte gje tjeter, vecse nje zemer me tullumbace te fryra…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here