Lot e dhimbje në Bulqizë, kushëriri zbulon detajin rrëqethës nga tragjedia…

0
128

Familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit Ostren, në Bulqizë, po i japin lamtumirën e fundit nënës me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin, të cilët humbën tragjikisht jetën një ditë më parë.

Ngjarja ka tronditur familjarë e të afërm, por edhe mbarë opinionin publik, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vërtetë i vdekjes së trefishtë.

Nga dyshimet e para thuhet se vdekja është shkaktuar nga bombola e gazit, por familjarët hedhin poshtë këtë pistë. Një fushë tjetër që po hetohet është edhe ajo e helmimit të ushqimit.

Familjarët janë plot dhimbje nga kjo tragjedi teksa tregojnë edhe detaje prekëse nga jeta e pjestarëve që kanë mbyllur sytë.

Një i afërm i familjes tregon për BW se vajza e cila humbi jetën ishte e martuar prej dy vjetësh dhë shtatorin e këtij viti do të martohej.

Ai shprehet: 

I kam kushërinj të afërt, kurrë mos i ngjaftë kujt kjo ngjarje, se është shumë e rëndë. Ne e kemi marrë vesh përmes televizorit. Vajza që ka humbur jetën ka qenë e fejuar prej dy vitesh, do martohej këtë shtator. Është një ngjarje jashtëzakonisht e keqe. Nuk i dihet si iu ka ngjarë atyre, vetëm ajo vajza që është në spital mund të dijë fillimin dhe mbarimin, si ka qenë. Burri ka qenë në Greqi, iku pas vitit të ri.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here