Një ngjarje e rëdnë ka ndodhur në fshatin Pjetroshan, ku mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit