Fakte të reja/ ‘Si kaloi në depresion Ardi Veliu kur i vodhën në shtëpi 400 mijë euro’

0
144

Publikohen fakte të reja rreth pastërtisë së figurës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë Shtetit, Ardi Veliu.

Sipas asaj që shkruan ish kryeministri Sali Berisha, referuar mesazhit të një ish-oficeri policie, përveçse e ka kthyer Policinë e Shtetit në provë private, ai shprehet se në banesën e tij në Vlorë janë grabitur 400 mijë euro ose rreth 500 milionë lekë.

Sipas ish-oficerit, mbajtja e tij në detyrë bëhet për shkak të lidhjeve të tij familjare e shoqërore me drejtuesit e dy organizatave kriminale të fuqishme në vend.

“Ardi Xhafa akuzohet se fshehu pasuri të mëdha! Atij në Vlorë, sipas deklaratës së tij, i vodhën në shtëpi 400.000 €”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon të plotë denoncimin e një ish-oficeri policie!

Ja çfarë shkruan ai në mesazhin e tij:

Pershendetje! Ju tregoj si ish-oficer policie sr ky bur, me r te bute, e ka khyer organizaten e policise ne prone private, me te pa afte, dhe me drejtues te zgjedhur prej tij, me moral te dobet. Gjithashtu gradimi i tij ne cdo faze eshte ne kundershtim me Ligjin e Policise se shtetit, gje e cila bie ndesh me nje nga kushtet kryesore te vetingut, por sic duket se kane pare, si dhe nuk eshte marre parasysh vjedhja e 500 milion lekeve ne banesen e tij ne Vlore, kur ishte ne krye te Policise Bashkiake, kur kaloj dhe ne depresion, si dhe vilen e ndertuar me mijra euro, keto 2 vite ne Kodren e Diellit, e cila ka mbaruar, por smund te jetonte aty pa kaluar vetingun. Me kryesorja eshte lancimi dhe mbajtja e tij ne detyre prej lidhjeve te tij familjare e shoqerore me drejtues te 2 organizatave me te fuqishme, si kjo e fundit, kriminale, qe kane shtuar aktivitetin kriminal ne vend, qe pas ardhjes se Ardit, ne drejtimin D.P.P.SH. Keto arsye, qe si ka kaput vetingu, kane detyruar si dhe une 260 oficera policie, qe ne 2019 te largohen me kerkesen e tyre prej trupes se policise. Lum si ne kush na ruan jeten e pronen. Klm.

Me shume kemi ne ne llogari qe punojme sesa ky tip qe tall trapin me popullin pasi ky ka raportuar qe i kane vjedhur ne banese rreth 400mije € dhe asgje nuk eshte permendur… po na i shpifin fare po fareeee Shqiperine tone. Ne pune po rrine dhe po hane super analfabete dhe hajdute te sapo dale nga burgu per vjedhje qe po punojne ne bashki dhe minibashki dhe te bejne edhe normat e larta. Ata qe kane mbaruar me 10 mesatare rri e ne shtepi dhe perse ., sepse nuk jane servil dhe me nenen parti. Ndaj te gjithe po mundohemi te ikim jashte vendit per ta lene ujin e paster ketu dhe mos e trazojme sepse po d trazuam do qelbet sepse poshte ka llum“.

Pak ditë më parë, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ai u përball me Komisionin për tre proceset e vlerësimit kalimtar të punonjësve, vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Veliu ka deklaruar saktë pasurinë dhe ka burime të ligjshme.

Lidhur me kontrollin e figurës, sipas DSIK, Veliu është pajisur me certifikatë sigurie dhe nuk ka procedime penale ndaj tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here