Kurat natyrale për qarkullim më të mirë të gjakut dhe kundër trombozës

0
134

Sipas ekspertëve, mpiksja e gjakut në vena e njohur ndryshe si trombozë ka një ndikim negativ në të gjithë organizmin.

Mpiksja e gjakut mund të shkaktojë ishemi dhe arrest kardiak, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org

Akumulimi i tepërt i rruazave të kuqe të gjakut në një vend të vetëm shkaktohet nga anemia, sëmundjet kardiovaskulare, kolesteroli, tensioni i lartë, sëmundjet e mëlçisë dhe mbipesha.

Ushqimet më të mira për qarkullimin e gjakut

Farat e linit

Këto fara janë të pasura me minerale dhe acide yndyrore omega-3 të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e tij.

Mund t’i përdorni në gatime të ndryshme.

Piperi i kuq

Piperi i kuq ka aftësi natyrale në hollimin e gjakut.

Megjjithatë, konsumi i tepërt i tij shkakton probleme të tjera, ndaj AgroWeb.org këshillon që çdo hap në këtë drejtim duhet bërë me konsultën e mjekut.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë është një erëz magjike.

Ai përmban kurkuminë, një substancë që pastron gjakun dhe pengon mpiksjen e tij.

Për më tepër, shafrani zbut dhimbjet.

E gjeni në supermarkete apo në pikat e bimëve medicinale.

Pini një lugë shafran të tretur në një gotë qumësht të ngrohtë për të trajtuar mpiksjen e gjakut.

Lëngu i kulumbrisë

Kulumbria është e pasur me vitaminë C dhe hekur, dy përbërës që pastrojnë gjakun dhe pengojnë mpiksjen e tij.

Çaji i kanellës

Kanella përmirëson qarkullimin e gjakut por edhe trajton probleme të tjera të brendshme dhe të jashtme të organizmit.

Kanellën mund ta konsumoni çdo ditë si çaj, por nuk duhet ta teproni sepse në të kundërt do të dëmtoni veshkat.

Qepa

Qepa luan rolin e një holluesi natyral të gjakut.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga problemet kardiovaskulare duhet të hanë qepë çdo ditë.

Qepa zgjeron arteriet dhe lejon gjakun të qarkullojë pa asnjë pengesë.

Lëngu i spinaqit

Kjo barishte është e pasur me vitaminë K e cila parandalon mpiksjen e gjakut.

Spinaqin mund ta përfshini në sallata dhe gatime të ndryshme, ose ta pini si lëng duke shtrydhur gjethet bashkë me fruta te gjelbra.

Çaji i xhenxhefilit

Xhenxhefili përmban disa substanca dhe acide që eliminojnë trombozën.

Xhenxhefili duhet pirë si çaj dy herë në ditë, pas konsultës me mjekun.

Zieni 1 cm xhenxhefil të prerë në feta në një gotë ujë.

Rigoni

Rigoni ka aftësi qetësuese dhe shëruese.

Ai është i pasur me antioksidantë të cilët pengojnë formimin e trombozës.

E përdorni në gatime ose zieni një lugë caji rigon të thatë në një gotë ujë dhe pijeni disa herë në javë.

Kujdes

Nga AgroWeb.org është e këshillueshme që të konsultoheni me një mjek për të marrë trajtimin e duhur kundër mpiksjes së gjakut./AgroWeb.org

Save

Share

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here