Një episod i shëmtuar u shënua para fillimit të supersfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut që u zhvillua ditën e shtunë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”.
Edhe pse bëhet fjalë për një impiant modern me kushte bashkohore, ku siguria është maksimale, një grup tifozësh nuk kanë nguruar për të lënë nam.
Ata kanë prishur gardhin që ishte ndërtuar në hyrje, teksa kanë shmangur kontrollin elektronik ku bëhet check-imi i biletës, duke kaluar sipër saj. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë foto dhe video nga ky moment. Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme:
PANORAMASPORT.AL