Në Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, vijojnë të jepen të ardhurat në ndihmë të Shqipërisë për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.
Nga shifrat e publikuar Italia dhe Gjermania janë dhe dy ndër shtete të cilët kanë dhuruar më shumë për fondin e rindërtimit në Shqipëri.
Ndërkohë interes ka patur për shifrën që do të jepte Serbia, nisur edhe nga deklarata e Presidentit Vuçiç në Tiranë, i cili tha se do të ishte një shumë e mirë. Mësohet se Serbia do të dhurojë 2 milion euro, kurse Greqia 2.5 milion euro dhe ndërtimin e 200 shtëpive.
Donacionet sipas shteteve deri më tani:
BE- 100 milion euro,
KE- 15 milion euro,
Gjermania – 11 milion euro,
Italia- 65 milionë euro,
Suedia- 5.6 milion euro,
Britania e Madhe- 1 milion pound,
Kroacia- 1 milion euro,
Luksemburgu- 250 mijë euro,
Serbia- 2 milionë euro,
Polonia- 2.7 milion euro,
Danimarka- 2.7 milione euro,
Greqia- 2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,
Holanda- 3 milion euro,
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore,
Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna ose 380 mijë euro për ndërtimin e një shkolle
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura,
Hungari 5.6 milione euro,
Finlanda jep 300 mijë euro,
Bullgari 375 mije euro,
Spanja 20-25 mije euro,
Rumania jep 2 milion lei,
Mali i Zi 500 mije euro,
Kosova 200 mijë euro,
Bosnje Hercegovina 100 mijë marka
Maqedonia e Veriut 97 mijë euro