Donacionet për tërmetin, reagon Kryemadhi: Entuziazmi mbaroi, të fillojë përgjegjshmëria e qeverisë

0
123

Kreu i LSI Monika kryemadhi ishte live në konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, nga ku ka reaguar për fondet q mbledhura nga Konferenca e Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë.

Teksa falenderoi me mirënjohje gjithë vendet mbështtese, Kryemadhi u shpreh se entuziazmi mbaroi dhe duhet të fillojë përgjegjshmëria e qeverisë.

“Të gjitha fondet duhet të jene transparente, dhe te arrijnë të ndihmojnë familjet e prekura dhe demtuara nga termeti, jo të perdoren per zullumet e qeverise apo avionët privat”

Monika Kryemadhi: Ky falënderim është më shumë se një falënderim, por është një shpresë që do ti japë shqiptareve forcën për të vazhduar betejen dhe për ti treguar atyre se nuk janë vetëm, por janë në mbështetje nga BE.

Takimi i djeshëm tregoi qartë që nuk ka paragjykim ndaj Shqipërisë dhe shqiptareve, përkundrazi ndjenë detyrim për ti ndihmuar.

Ajo që dua të theksoj është që notat e entuziazmit mbaruan, duhet të fillojë përgjegjshmëria e qeverisë shqiptare.

Për shqiptarët dhe shtëpitë në rindërtim do të shkojnë 265 mln euro. Duhet të ndërtohen sa më shpejt shtëpitë e tyre. Ata të hyjnë të lumtur në shtëpitë e tyre, sepse takimi i djeshëm ia dha këtë mundësi shqiptarëve që të jenë të qetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here