Kryemadhi: Edi Rama mbolli dembelizmin, kërkon të ndërtojë Durrësin me punëtorë nga jashtë

0
122

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj përpara simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës deklaroi se Edi Rama është koka e krimit të organizuar, por fatet e të gjithëve i kanë shqiptarët vetë në dorë dhe jo rilindja.

“Qëllimi ynë është për ti treguar edhe 1 herë shqiptarëvve që fatet tona në dorë nuk i ka as Edi Rama, as rilindja, as Monika, as LSI-ja, por fatet e të gjithëve i kanë shqiptarët vetë në dorë. Është e çuditshme se si bëhen thirrje dhe oferta, por normal sepse miratojnë ligjin në parlament. Sepse edhe këto para që ka marrë grande që janë 265 milionë euro, Edi Rama nuk ka ndërmend që të punësojë shqiptarët për të ndërtuar Durrësin ose Krujën. Por ka ndërmend që të sjellë punëtorë nga jashtë që t’i paguaj me paratë që janë dhënë grand për shqiptarët sepse kështu i leverdis atij dhe shqiptarët të mbledhin plaçkat dhe të largohen nga Shqipëria. E pra ky nuk është misioni ynë. Ky mund të jetë misioni i një njeriu i cili mund të ketë urryer gjithë jetën vendin e tij, vendin ku ka lindur, atdheut të tij, shtetit të tij, por edhe atij vendi që në një farë mënyre duam apo s’duam e ka bërë kryeministër.
Ajo që mua më shqetëson më shumë është që ne në fakt jemi futur në rutinën tonë politike që merremi me të, diskutojmë për problematikat e tij, denoncojmë korrupsionin e tij dhe sa më shumë që denoncojmë, ai aq më shumë vazhdon e grabit pronën e shqiptarëve. Por në fakt asnjëri nga ne nuk kthjellohet fort se çfarë ka bërë Edi Rama. Edi Rama të gjithë e mbani mend që doli me premtimet e tij që do të hapi 300 mijë vende pune. S’besoj se e ka harruar njeri. Dhe të gjithë menduam që ky zotëri do ta krijonte një mundësi sepse do të vinte me një ide të re. Jo vetëm që nuk hapi 300 mijë vende pune por përkundrazi, i vrau edhe 300 vende të tjera pune. Edi Rama nuk mund të themi më kryeministri modern, por Edi Ramës nuk i ka ngelur më gjë tjetër veç se ti thërrasësh vrasësi i punësimit. Njeriu që vrau punën. Njeriu që vrau ndjenjën e punës. Njeriu që i bëri të rinjtë shqiptarë dembel që o të jenë skllevër në plantacionet e kanabisit ose të marrin plaçkat e të largohen në Europë ose të rrinë gjithë ditën kafeneve të Shqipërisë. Edi Rama mbolli dembelizmin, mbolli skllavërinë e të rinjve drejt kapjes së grupeve kriminale të cilat nuk ishin gjë tjetër veç se funksionimi i skemës së pastrimit të parave të tij dhe të gjithë korrupsionit të tij. Ajo që mua më shqetëson dhe akoma më shumë vazhdon është që ky zotëri tha do të ul energjinë elektrike me 6% TVSH. Unë nuk besoj që ndonjëri nga ju këtu ka marr faturën e energjisë elektrike me 6% TVSH. Por përkundrazi, fatura juaj e energjisë elektrike ka ardhur akoma edhe më e shtrenjtë. Jo vetëm më 6% që nuk është. Por është 20% TVSH dhe ka akoma më shumë kv seç keni harxhuar më parë. Keni faturat e ujit që vijnë çdo ditë e më të shtrenjta. Keni çmimet nëpër dyqane që janë çdo ditë e më të larta, duke filluar nga preshi, qepa, spinaqi, se s’po merrem me domaten se është 250 lek kilja dhe unë nuk kam parë ndonjë pensionist që të blej domate në mes të dimrit sepse të gjithë e dimë se si është e gjithë kjo situatë. E pra të gjitha këto, janë të pa mundura për një familje shqiptare. Sot, familjet shqiptare kane mbetur të vetme. Kanë ngelur çifte pensionistësh. Kanë ngelur burrë dhe grua ku fëmijët e tyre të gjithë janë larguar. Janë larguar drejt emigracionit sepse për hir të së vërtetës mungesën e punësimit dhe mungesën e alternativës të zhvillimit të ëndrrave të tyre e kanë shumë të dobët”,-tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here