Ngjarje e rëndë/ Ndërron jetë foshnja 5-muajshe, dyshohet të jetë përdhunuar nga kushëriri i saj 30-vjeçar…

0
121

Ndërkohë që prindërit ishin në dasmën e një të afërmi, një kushëri i tyre iu afrua tryezës dhe pyeti nënën e foshnjës, nëse mund ta merrte pak vajzën e saj për të luajtur.

Dy orë më vonë, prindërit të shqetësuar për vajzën e tyre që ende nuk ishte kthyer nga kushëriri, kërkuan ndihmën e oficerëve të policisë, të cilët pas kontrolleve mundën që ta gjenin foshnjën të shtrirë në një lëndinë pranë godinës ku po zhvillohej ceremonia, pa shenja jete dhe dukej dukshëm që ajo ishte përdhunuar. Personi i identifikuar si Pappu mundi të arratisej ditën e ngjarjes, por arrestimi i tij nuk vonoi. Ngjarja e rëndë është raportuar nga India.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here