Nënkryetari i LSI Petrit Vasili gjatë fjalës së mbajtur në Durrës, përpara strukturave të LSI tha se tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah problemet e qeverisë.
“Fatkeqësia e madhe e tërmetit të 26 nëntorit nxori në shesh probleme të mëdha. Kjo fatkeqësi nxori në dritë faktin s patëm një qeveri, që pati fatkeqësinë që të ketë një kryeministër të marrë, që u tallën edhe në fatkeqësi natyrore. Presidenti i Republikës Ilir meta e paralajmëroi këtë tragjedi, u tallën dhe pasojat ishin ata që ishin. Pse u tallën? Sepse janë një bandë që kanë si objektiv që të zhvasin nga katër anët. Kemi në pushtet një grup banditësh që duan vetëm para.
Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, që dha sinjalin se Rama nuk mund të jetë më kryeministër. Ky është një kryeministër kusar. Amerika ngriti institucion që paratë të shkojnë tek shqiptarët e jo tek kryeministri. Presidenti si burrë shteti e ka kthyer presidencën në kështjellë në mbrojtje të Kushtetutës, kundër banditëve që rrëmbejnë gjithçka që del përpara. Shqiptarë ikin, sepse paratë shkojnë në koncesione”, tha Vasili.