Kuvendi dhe Ministria e Drejtësisë, kapen në shkelje të rënda ligjore/ Zbardhen emrat e pjestarëve të tjerë të grushtit të shtetit

0
277

Nga konferenca për shtyp e Presidentit të Republikës sot kanë dalë fakte të reja për grushtin e shtetit të Rilindjes për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Aty përpos Ardian Dvoranit roli i të cilit tashmë ka dalë zbuluar si një militant socialist, gjenden edhe dy personazhe të tjerë që kanë vepruar në shkelje të hapur të ligjit. Ata Janë sekretari i përgjigjshëm i kuvendit të Shqipërisë, ish avokati që mbronte PS-në në KQZ, Genc Gjonçaj dhe gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Gentian Deva, ish drejtor i prokurimeve në Bankën e Shqipërisët.

Të tre këtë persona nën urdhrat direkt të shefave të tyre politikë kanë krijuar një skenë manipulimi monstruoze për të vërtetatuar se presidenti i Republikës e kishte humur tdrejtën 0 ditor të dekrtetimit të njërës prej gjykatësve kushtetuese dhe se këtë post e fitonte automatikisht Arta Vorpsi e cila më pas do të betohej tek noteri.

Për të realizuar këtë skemë ata kanë shkëmbyer me njëjri tjetrin letra te shtunën, në datën 9 nëntor, për të arritur tek një akt i paligjshëm: Shpalljen e Arta Vorpsit si Anëtare e Gjykatë së Lartë në fletoren zyrtare, në mënyrë që më pas, Kuvendi i Shqipërisë të votonte edhe dy kanidatura të tjera të preferuara nga rilindja.

Por e gjithë kjo procedurë që u mendua si një mekanizëm për vjedhjen e një vendi në kushtetuese ka disa shkelje. E para këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk e ka tagrin të interpretojë se kur mbaron afati 30 ditor i presidentit. Së dyti kuvndi i Shqipërisë, në emër të të cilit ka firmosur Genc Gjonçaj nuk ka tagrin të vendosë për një kandidaturq që nuk emërohet prej tij, por prej presidentit. Së treti, ministria e drejtësisë, në emër të së cilës ka firmosur Gentian Deva, nuk mund ta detyrojë futjen në Fletoren zyrtare të një akti që nuk e lejon ligji të botohet aty.

Sepse ashtu sikurse u lexua shumë qartë ligji nga presidenca, emrimi i një Gjykaseje Kushtetuese, nuk mund të botohet në letoren zyrtare.

Por, Dvornai, në bashkëpunim me Gjonçajn dhe Devën i hynë këtij kalvari për llogari të eprorëve të tyre. Qëllimi i tyre që i thjeshtë: megjithëse asnjë ligj i vendin nuk e parashikon që emri i Arta Vorpsit duhej botuar në fletoren zyrtare, ta bënin këtë për ta vendosur Ilir Metën para faktit të kryer për të çuar në kushtetuese një grua që ishte e gatshme të betohej buzë Lanës.

Lapsi.al

Gentian Deva
Gentian Deva
 Genc Gjonçaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here