Rikthehen reshjet e shiut dhe të dëborës, moti për sot…

0
168

Ditën e sotme i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës.

Në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

Temperaturat gjatë ditës do të varjojnë nga 2 deri në 19 gradë.

Parashikimi i motit:

Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të ditës së sotme reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pra, edhe dita e enjte pritet të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar deri në orët e pasdites ku më pas gradualisht pritet ndërprerja e tyre.Për tu theksuar se në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

Temperaturat e parashikuara në fushën termike nuk pritet të kenë luhatje të mëdha në vlerat minimale (2ºC deri në 8ºC), por janë ato në vlerat e mesditës të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme me vlera të parashikuara nga 7ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato bregdetare.

Një rënie e ndjeshme duke marrë parasysh vlerën më të lartë prej 19ºC që u arrit sot në qytetin e Beratit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here