Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ditën e sotme.
Treni i i Sidneit në Melburn me rreth 160 pasagjerë në bord, ka humbur kontrollin, duke dalë nga shinat, e si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe disa janë plagosur.
Vagonat e trenit janë rrëzuar, ndërkohë policia dhe zjarrëfikësja kanë shkuar mënjëherë në vendgjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave të ngecur në tren të cilët janë dërguar menjëherë në spital. Mësohet se 4 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.