Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi ka reaguar lidhur me emigrimin masiv të shqiptarëve dhe sidomos largimin e mjekëve nga Shqipëria.
Përmes një postimi në Facebook, Kërpaçi deklaron se “Largimi i mjekëve është rezultat i keqqeverisjes së Edi Ramës”.
Postimi i plotë
Largimi i mjekëve është rezultat i keqqeverisjes së ER!
Largimi drejt Gjermanisë është kthyer në shpresën e vetme për të punuar në profesion me pagë të mirëpaguar e kushte në punë sepse politikat e qeverisë nuk japin mbështetje reale për profesionistët e shëndetësisë!
Dhuna e ushtruar dje, ndaj studentëve është shembulli i dhunës së përditshme që ushtrohet me rritjen e taksave dhe pengesat që kanë familjet Shqiptare!
Dhuna, pengimi i të drejtës së fjalës është modeli i bashkëqeverisjes së Rilindjes!
I ka ardhur fundi! Askush nuk mund të na dhunoj e të na dëboj nga shtëpia jonë!
Shqipëria është shtëpia jonë!