Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas zyrtarizimit të lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku.
Përmes një postimi në “Instagram”, dy ditë më parë Rudina tregoi se po arratisej së bashku me partnerin e saj, ish-deputetin Frroku për disa ditë pushimi.
Siç duket dhe nga fotoja çifti më i ri i showbiz-it kanë zgjedhur si destinacion për t’u relaksuar Vjenën. Kujtojmë se pushimet e para çifti i kaloi në Venecia, Itali, nga ku aktorja postoi dhe fotot ku shfaqej e lumtur në krah të partnerit të saj.