“Terroristi memec” që u arrestua në Tiranë u dorëzohet agjentëve rusë…

0
127

Agjentë të policisë ruse kanë mbërritur në Tiranë ditën e sotme për të marrë shtetasin Rasul Mislaev, i arrestuar gjatë një hetimi disa mujor nga Drejtoria e Antiterrorit.

Mislaev hyri në Shqipëri si emigrant i paligjshëm por gjatë survejimit dhe hetimit me teknika speciale, antiterrori shqiptar zbuloi se bëhej fjalë për një terrorist të përfshirë në organizatën ISIS.

Pas vendimit të gjykatës për ekstradimin e terroristit, dhe pas mbërritjes së policisë ruse, sot pritet qe terroristi të dorëzohet në orën 1 të mbrëmjes në aeroportin e Rinasit.

“Unë krijova një organizatë për të mbledhur ndihma për viktimat luftës në Siri, nuk jam terrorist. Mos më dorëzoni në Rusi se më rrezikohet jeta!”.

Kjo ishte është deklarata e tij para Gjykatës së Durrësit e Rasul Miklaev, i arrestuar në Shqipëri si pjesë e grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Ansëar, pjesë e shtetit islamik ISIS.

Por provat tregojnë se 34-vjeçari që qëndroi për 11 muaj në këtë dhomë të qendrës se Kareçit ka udhëtuar në vitin 2013 nga Rusia në Turqi dhe mandej në Siri, ku në qytetin Kharitan i është bashkuar njësisë së armatosur të organizatës terroriste.

Rasul Miklaev, 34 vjeç, një person i kërkuar si terrorist prezantohej përpara stafit të Kareçit si Diego Maradona. Vetë stafi dhe punonjësit e policisë kufitare ia kishin vendosur emrin X , ndërsa njëkohësisht të huaj dhe agjentët e antiterrorit të bindur se bëhej fjalë për një terrorist, vazhdonin të komunikonin me ndërkombëtaret dhe tu kërkonin shenjat e gishtave.

Ajo që e tradhtoi Rasul Mislaev nuk ishte karakteri i tij i çuditshëm apo fakti që qëndronte i mënjanuar nga të tjerët, por e tradhtoi një telefonatë, një telefonate e cila i çoi autoritet shqiptare në një komunikim të vazhdueshëm me Rusinë, që nga ana e saj konfirmoi se ky shtetas ishte me kartelën ‘red notice’.

Rasul Miklaev për 11 muaj ka dhënë disa identitete dhe identifikimi i tij ka angazhuar disa agjenci ligjzbatuese dhe inteligjente.

Kur ai mbërriti në Shqipëri verën e 2018 së bashku me një grup emigrantesh që vinin nga lufta, ai u shtir si një person që as dëgjonte dhe as fliste. Por roli i tij mori fund pikërisht këtu në qendrën e mbyllur të Kareçit, pas intervistimit dhe dyshimit se në fakt nuk bëhej fjale për një person që përpiqej t’i shpëtonte luftës, por behej fjale për një person të rrezikshëm dhe terrorist. Për këtë arsye për 11 muaj me radhë, ai u mbaj nën vëzhgim por edhe u pyet shpesh dhe u thye dhe vendosi të flasë, por sidoqoftë ai asnjëherë nuk e tha emrin e tij të vërtetë dhe as identitetin. /TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here