Interneti po zien nga inati: “9-vjeçari me nanizëm është 18 vjeç dhe na mashtroi të gjithëve për para?!”

0
129

Videoja e një djaloshi me nanizëm i cili qante dhe thoshte se do të vriste veten pasi e tallnin, bëri xhiron e internetit sot.

Mediat shkruanin se videoja u publikua nga nëna e djalit, e cila kërkonte ndihmë për të duke dhënë mesazhin për t’i dhënë fund bullizmit

Shumë njerëz u angazhuan përfshi edhe të famshëm, të cilët e mbështetën djaloshin.

Vogëlushi u tha se do të mësojë artet marciale falas dhe do të shkojë në Disneyland në muajt pasardhës pasi në emër të tij janë mbledhur rreth 230 mijë dollarë në më pak se një ditë.

Por shumë përdorues të internetit po ziejnë nga inati pasi disa foto dyshuese të djaloshit janë publikuar online.

Shumë thonë që ai është një 18-vjeçar që e inskenoi gjithçka në këmbim të parave.

Por si qëndron e vërteta?

Në një foto ai qëndron pranë një numri 18, dhe disa thonë se ka qenë ditëlindja e tij. Por në një postim të dytë shohim se ditëlindja është në fakt e një miku të tij që quhet Garlen dhe jo Quaden, siç quhet djaloshi.

Duhet gjithashtu të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Quaden Bayles ka dalë në lajme. Në vitin 2015, ai ishte në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një incidenti të mëparshëm ngacmimi.

Këtu është një video nga stacioni Australian i lajmeve Studio 10 që paraqet në atë kohë 4-vjeçarin Quaden:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here