Më 2 Mars në Bulevard/ Ristani: 3 çështje për të protestuar fuqishëm dhe pa ndalim

0
136

Ish-Sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristanin shprehet se opozita nuk të reagojë fuqishëm për të gjithë problemet me të cilat sot përballet vendi.

I pyetur për takimin e thirrur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Ristani thotë për ”Koha Jonë”, se problemet e ngritura nga kreu i shtetit janë 3 çështje për të protestuar fuqishëm dhe pa ndalim deri në kthimin e normalitetit në këtë vend. ‘Çështjet që Presidenti i Republikës ka ngritur si shkak për tubimin popullor janë: 1-Grushti i Shtetit në veprim, 2-Shpopullimi i Shqipërisë dhe 3-Kthimi i Shqipërisë në bazë operacionale e krimit të organizuar vendor dhe ndërkombëtar, janë çështje për të protestuar fuqishëm dhe pa ndalim deri në kthimin e normalitetit në këtë vend”,- deklaron ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Prononcimi i plotë

U bë 1 vit që kur opozita dogji mandatet, doli në protesta mujore dhe sot e shohim të ulur në tryezën e dialogut për Reformën Zgjedhore me PS-në. Kryeministri Edi Rama punën në zyrën e tij dhe Parlamenti funksionon. Ju si opozitë kërkoni qeveri kujdestare përmes instrumenteve ligjore por zgjedhjet e parakohshme nuk janë në planet e socialistëve. Si ka qenë ky vit për opozitën dhe çfarë pritet të ndodh?

Opozita duhet të veprojë fuqishëm, me gjithë kapacitetet e saj në të gjitha drejtimet e mundësive opozitare. Në drejtimin institucional duke kontribuar për reformat. Në drejtimin elektoral duke u përgatitur me program, njerëz të aftë dhe të besueshëm, bashkim dhe organizim të strukturave, për të fituar zgjedhjet kurdo që ato të jenë. Në drejtimin denoncues të të gjithë paudhësive të pushtetit kriminal dhe në drejtim të motivimit dhe drejtimit të gjithë potencialit protestues të shqiptarëve të shtypur nga regjimi oligarkik.

Nga ana tjetër, për ju a duhet që ta mbështesë opozita Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta më 2 mars?

Çështjet që Presidenti i Republikës ka ngritur si shkak për tubimin popullor janë: 1-Grushti i Shtetit në veprim, 2-Shpopullimi i Shqipërisë dhe 3-Kthimi i Shqipërisë në bazë operacionale e krimit të organizuar vendor dhe ndërkombëtar, janë çështje për të protestuar fuqishëm dhe pa ndalim deri në kthimin e normalitetit në këtë vend./Kohajonë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here