Kurbinasit kanë mposhtur 3-1 Flamurtarin në Vlorë, ku dy gola u shënuan nga Xhixha dhe një nga goleadori i Superligës, Nuabueze.
Bardhezinjtë kalojnë shumë shpejt në epërsi, teksa në minutën e 19-të me një goditje të saktë më të djathtën duke mposhtur Moçkën.
Vetëm 4 minuta më pas vjen dyfishimi i rezultatit nga Xhixha, që shfrytëzon gabimin e Nebiut.
Në pjesën e dytë duket se gjërat komplikohen për Laçin pas daljes me karton të kuq të Turkajt në minutën e 51-të
Por pak çaste më pas, në minutën e 55-të, Nuabueze shërben për Xhixhën, i cili i çon shifrat në 3-0 dhe feston duke imituar Kristiano Ronaldon.
10 minuta nga fundi, Ribaj shënon golin e nderit për vlonjatët, por Flamurtari nuk ka më as forca dhe as kohë për të reaguar. Laçi pas këtij suksesi ngjitet në vendin e katërt me 34 pikë, ndërsa Flamurtari mbyll tabelën me 9 pikë.