Sulmohet me vezë zv/kryeministri….(me video)

0
121

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sulmuar me vezë sot afër ndërtesës së qeverisë.

Arsyeja ishte ‘Heqja e taksës’.

Personi që e sulmoi padyshim se është përkrahës i partive opozitare.

Pas sulmit ka reaguar dhe LDK-ja.

‘Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë’, thuhet në reagim.

Ndër të tjera thuhet se kthimi në vitin 2015-2016 për të bllokuar proceset shtetformuese është i papranueshëm.

 ‘Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit’, përfundon reagimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here