Nga Fergus Walsh, BBC
Situata e kombinuar në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali tregon se jemi në fazat e para të një pandemie. Kjo nënkupton një shpërthim global, me shtrirjen e koronavirusit në komunitet në pjesë të shumta të botës.Bota po i afrohet një pandemie koronavirusi
Në secilin prej këtyre vendeve po shohim përhapjen e virusit pa asnjë lidhje me Kinën. Përpjekjet e bllokimit në Itali pasqyrojnë atë që ka ndodhur në Kinë.
Situata në Iran është veçanërisht shqetësuese për shkak se autoritetet shëndetësore thonë se virusi është përhapur në rajone të shumta dhe rasti i parë në Liban është i lidhur me një udhëtar nga Irani.
Nëse do kemi një pandemi, do jetë e rëndësishme të kufizojmë shpejtësinë e përhapjes së virusit.
Nëse vendet do e mbajnë disi nën kontroll deri në fund të dimrit, ekziston një shpresë se temperaturat e ngrohta do e zvogëlojnë kohën e mbijetesës së virusit në ajër, siç ndodh me gripin sezonal. Por kjo mund të mos jetë shumë e sigurt.