Washington Post: Vuçiç blen armë ruse, rrezikon sanksione nga SHBA

0
169

Gazeta e njohur amerikane, Washington Post shkruan se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po blen armë ruse, duke rrezikuar sanksione nga SHBA. Gazeta shkruan se Serbia po blen armë nga Rusia, edhe pse formalisht kërkon anëtarësimin në BE.

Vuçiç i tha një televizioni proqeveritar të dielën se sistemi rus i mbrojtjes antiajrore, Pantsir S1 ishte blerë pas sugjerimeve nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Vuçiç tha se e kanë blerë këtë sistem pasi ai u tregua efikas në Siri, duke cituar Putinin.

Gazeta thekson se lidershipi populist i Vuçiç ka forcuar lidhjet politike dhe ushtarake me Rusinë, pavarësisht se kërkon anëtarësimin në BE.

Më tej në shkrim thuhet se armatosja e Serbisë nga Rusia po shihet me shqetësim në Perëndim. Amerikanët kanë folur hapur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë.

Vuçiç tha se shpreson që amerikanët të mos i vendosin sanksione vendit. Sipas tij, sanksionet do vendoseshin për sistemet antiajrore S-400, kurse Pantsir është një sistem antiraketë më pak i fuqishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here