Ish-kryebashkiakja e Librazhdit, Miranda Rira në një postim të sajën në Facebook ka denoncuar shkarkimin nga puna të një punonjësi të sektorit të arsimit në Librazhd me një shkresë nga kryebashkikau i ri, Nuri Belba i dalë nga zgjedhjet nga 30 e qershorit.
“Asim Hoxholli hiqet nga puna me pretekstin se iu mbyll vendi i punës, por arsyeja e vërtetë është se nuk është miltiant i Rilindjes”, shkruan Rira.
Statusi i plotë:
ASIM HOXHOLLI, hiqet padrejtesisht nga puna, pak dite me pare! Arsyeja e njejte, gjoja mbyllje te vendit te punes!!
Asimi nuk eshte kusheriri im, per te sqaruar opinionin publik dhe ata qe kane ndonje dyshim! Asimi eshte nga Katjeli, nje djale i mire arsimuar dhe mire shkolluar! Ai vjen nga sektori i arsimit pasi ka qene 7 vjet drejtor shkolle dhe 2 vjet mesues! Mekati i vetem dhe arsyeja pse u hoq nga puna, eshte se nuk eshte militant i organizates se Rilindjes!
Babai i dy vajzave te vogla, fillimisht u hoq nga pergjegjes arsimi ne bashki, post qe e mbante prej dy vitesh dhe me pas u hoq edhe nga specialist i thjeshte! Mire qe rrogen jua ule, e cove me 300 mije leke te vjetra, por edhe e hoqi fare “kryetari” me shkolle nate i bashkise sone!
Asimi ka me shume shkolle se ty, o Kryetar!!
Largove edhe nje tjeter te ri nga Prrenjasi! Ja pse ikin njerezit!!