Lajm i mirë për koronavirusin/ Ja se çfarë ndodh në Australi…

0
133

Një lajm i mirë vjen nga Australia ku studiuesit kanë arritur të krijojnë vaksinën e parë kundër koronavirusit.

Ekipi i studjuesve nga Universitetit të Queensland thotë se jemi duke ecur mirë.

Puna në laborator tregon se teknologjia e përdorur nga studiuesit mund të krijojë një vaksinë kandidate e cila mund të njihet më lehtë nga sistemi imunitar, duke shkaktuar një përgjigje imune mbrojtëse, raporton shqiptari.net.

Profesor Peter Høj tha se ekipi ka treguar përparim të konsiderueshëm në përputhje me kornizën kohore shumë të përshpejtuar të programit të reagimit të shpejtë, dhe orët e gjata në laborator janë shpërblyer me këtë arritje.

“Ende ka testime të shumta për të siguruar që kandidati i vaksinës është i sigurt dhe krijon një reagim efektiv imunitar, por teknologjia dhe përkushtimi i këtyre studiuesve do të thotë që pengesa e parë është kaluar”, tha profesori Høj.

Universiteti i Queensland është një nga tre të vetmit programe në nivel global i iniciuar nga CEPI dhe duke përdorur platforma të reagimit të shpejtë ndaj shpërthimit të koronavirusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here