Banorët e Matit vijojnë protestat kundër ndërtimit të Hecit pranë Parkut Kombëtar të Zall-Gjocaj. Teksa janë në pritje të seancës së radhës gjyqësore, banorët bëjnë thirrje që kompania të tërhiqet nga punimet.
Banorët shprehen se HEC-i po ndërtohet në një nga zonat më të bukura të veriut dhe janë shprehur se nuk do e lejojnë një gjë të tillë. Sipas tyre kompania private që ka fituar tenderin duhet të ndërpresë punimet.
Në protestën e fundit një prej banorëve u shpreh se HEC-i po u grabit jetën, por ata nuk do ndalen deri në fund.
“Të ndalohen menjëherë punimet, po na grabisin jetën, gjakun dhe mushkëritë dhe bukuritë e gjithë zonës. Këtu do jemi nuk do përkulemi, po mbrojmë këtë park kombëtar që është e ardhmja e fëmijëve tanë.
Do ta mbrojmë qoftë edhe me jetë, larg duart nga parku kombëtar në Zall Gjoçaj”, deklaroi banori.