Prekja e Italisë nga koronavisuri dhe vdekja e 7 personave, ka sjellë frikë dhe panik edhe në Shqipëri.
Jo vetëm nga fakti se është shteti fqinj i joni, por edhe sepse janë më shumë se 500 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali, frika dhe paniku në Shqipëri është rritur këto ditë.
Kjo shikohet edhe në sjelljen e njerëzve. Me mijëra u janë drejtuar farmacive për të blerë maska dhe dizifektant duarsh.
Kjo frikë ka nisur të pasqyrohet edhe në aktivitetet e përditshme.
LSA ka sjellë disa fotografi nga rrugët e Tiranës, ku dhjetëra njerëz kanë nisur të qarkullojnë me maska, për shkak të frikës ndaj koronavirusit.