Nuk ka dritë jeshile për Shqipërinë! Holanda sërish nuk ndryshon qëndrim: Akoma shumë punë për çeljen e negociatave…

0
115

Ministri i jashtëm i Holandës, Stef Blok, pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian:

“Qartësisht, nuk ka ende dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.. Drita jeshile vjen kur të përmbushen kriteret. Për Holandën, Maqedonia e Veriut ka përmbushur kushtet, por për Shqipërinë presim më shumë rezultate“, ka deklaruar Blok.

Tetorin e kaluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pësuan disfatë në ambiciet e tyre evropiane. Drejtuesit e Unionit kundërshtuan hapjen e procesit të pranimit të këtyre vendeve të Ballkanit.

Të gjithë pranuan se Maqedonia e Veriut kishte përmbushur premtimet e saj, siç është Marrëveshja e Prespës e nënshkruar me Greqinë, çka solli edhe ndryshimin e emrit, por disa vende të BE-së shprehën dyshime për përparimin e Shqipërisë.

“Procesi i zgjerimit do të marrë një fokus kryesor në samitin e Zagrebit i cili do të mbahet në muajin maj të vitit 2020. Ky takim do të jetë një moment uniteti dhe avancimi për Europën. Ne presim që të kemi përfundime konkrete për metodologjinë e re të zgjerimit të cilën e kemi propozuar me qëllimin që të mos vazhdojë më të jetë burokratike por të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e vendeve kandidate”, u shpreh Macron në fillim të janarit të këtij viti duke lënë të kuptohet se Franca do ndryshonte qëndrim në lidhje me Shqipërinë.

Por me sa duket Holanda është ende skeptike për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë pasi sipas saj duhet ende më shumë punë për të marrë dritën jeshile nga ky shtet.

Skepticizmi i shprehur nga Holanda kundrejt Shqipërisë por jo maqedonisë së Veriut lidhet me një sërë faktorësh por si kryesor ata gjithmonë i kanë mëshuar luftës kundër krimit të organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here