Koronavirus sjell kaos në sport, shumë turne në dyshim…

0
152

Për momentin zgjidhja në një kohë alarmante si pasojë e Coronavirus janë ndeshjet pa tifozët. Deri tani Serie A ka konfrimuar se pesë sfida të fundjavës, që do të luhen në zonat më të prekura nga virusi do të jenë me tribuna të boshatisura.

Pri 141371615

I njëti dikutimi edhe për ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës mes Inter dhe Ludogorets. Përveç tifozëve, në “San Siro” nuk do të lejohen as gazetarët. Po ashtu, këta të fundit nuk do të marrin pjesë as në konferencat për shtyp, që do të transnetohen direkt.

074916180 9d72bb9a 8847 4c19 B1cc 5733bfb1eb2c

Kjo është vetëm një tablo e ngushtë, pasi në projektimet afatgjata asgjë nuk është e sigurtë. Kjo jo vetëm për kampionatin italian. Shumë kompeticione në sporte të ndryshëm janë anuluar, ndërsa pas dyshimeve të pak ditëve më parë në lidhje me finalet e Euro 2020, për momentin ky turne nuk rrezikon. Pikëpyetjet më të mëdha vijnë nga Japonia, që me Tokyo do të presë në verë Lojrat Olimpike. Kryeministri i vendit, Shinzo Abe ka njoftuar shtyrjen me të paktën dy javë të të gjitha aktiviteteve të parashikuara në lidhje me Olimpiadën, kur mbeten edhe 150 ditë nga nisja e kompeticionit më të rëndësishëm të sportit botëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here