Shkollat e të gjitha niveleve në rrethinat e Heinsberg, në Gjermani, do të mbeten të mbyllura sot, por edhe zyrat administrative të zonës, pas zbulimit të rastit të parë me koronavirus në Veri të Vestfalia.
I infektuari është një burrë 40-vjeçar, i izoluar dhe në kushte të vështira shëndetësore. Pacienti vuan edhe nga një sëmundje tjetër. Rastet me virus kanë shkuar në 18 në Gjermani.
Janë dy rastet e reja me koronavirus në Gjermani. Një nga dy pacientët është një 25 vjeçar, që është infektuar në Itali, në Milano. Pacienti është shtruar, në spitalin e Baden-Wurtemberg. Kryqi i kuq gjerman, ndërkohë, ka shpjeguar që personat që së fundmi kanë vizituar zonat e prekura nga virusi, nuk mund të dhurojnë gjak për katër javë.