“Pa një vendim të qartë, PD nuk tërhiqet”, Basha për teatrin: Rama dhe Veliaj s’mund t’i hedhin hi syve shqiptarëve

0
163

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas dështimit të marrëveshjes mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë private për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Përmes një postim në “Twitter”, Basha shkruan se Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptarëve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime që fshehin të vërtetën.

Postimi i plotë:

“Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptareve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake që fshehin të vërtetën. Pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet, PD nuk tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmëria e saj”, shkruan Basha.

Basha Twitter

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here