Ambasadorja Kim poston fjalët e Ramës, “shpërthen” Manjani: Po bën Zëdhënësen e Qeverisë…

0
130

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka postuar në profilin e saj në rrjetet sociale, disa nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, në konferencën e përbashkët për mediat, me ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov.

Ky veprim i diplomates amerikane ka sjellë një reagim të fortë të ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili nuk nguron që ta konsiderojë Yuri Kim një zëdhënëse të qeverisë.

“Ah, meqë ra fjala si i vajti filli atij 2% -it që Shqipëria duhet të ketë si buxhet për ushtrinë e NATOs?! Teksa e bën zëdhënësen e qeverisë na e thuaj dhe këtë, të lutem!”, shkruan Manjani në rrjet.

Postimi nga Ylli Manjani

Uuu sa mirë!

Po merre e çoje në Amerikë, moj zonjë!

Bëje President atje, se këtu nuk na duhet gjë me gjithë këto mend që ka për gjithë botën. Nuk i bën punë hiç popullit të vet që e varfëron dhe e dëbon nga territori.

Është overqualified për këtu Ai. Merre! Ta kemi falë!

Me këtë rast nuk ka se si të akuzohet më për ndërhyrje në zgjedhjet në Amerikë, njësoj si Lavrovi…

Ah, meqë ra fjala si i vajti filli atij 2% -it që Shqipëria duhet të ketë si buxhet për ushtrinë e NATOs?! Teksa e bën zëdhënësen e qeverisë na e thuaj dhe këtë, të lutem!

Apo s’nuk…!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here