Të shtëna me armë zjarri, 5 të vrarë, mes tyre dhe autori

0
154

Pesë njerëz u vranë nga të shtënat në Milwaukee të shtetit amerikan, Wiskonsin. Sipas autoriteteve, sulmuesi i dyshuar vdiq nga “plagët e vetëshkaktuara”.

Sulmuesi u identifikua si banor i qytetit Milwaukee, 51 vjeç, ndërsa motivet e aktit të tij mbeten të paqarta.

Incidenti nodhi në kampusin e kompanisë së birrës, Molson Coors. Kryetari i Milwaukee, Tom Barrett, tha se “ishte një ditë tragjike për qytetin”.

Ai e përshkroi incidentin si një “akt të tmerrshëm”. Shefi i policisë në Milluoki, Alfonso Morales, tha se të pesë viktimat kanë qenë punëtorë të fabrikës së birrës.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu “ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe familjet”. Ai tha se sulmuesi ishte një “vrasës i lig”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here