“Tubimi i 2 marsit”, Sulo: Sensibilizim për qytetarët, Koka: Presidenti nuk ka rrugë tjetër

0
177

Në 2 mars Presidenti, Ilir Meta ka thirrur një tubim në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër asaj që ai e quan grusht shteti.

Analisti Arjon Sulo në studion e lajmeve në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma tha se ky tubim ka për qëllim të sensibilizojë qytetarët, pasi kriza në vend ende nuk është zgjidhur.

Arjon Sulo: Të sensibilizojë qytetarët. Kriza nuk është zgjidhur, kriza është shtyrë për shkak të negociatave, për shkak të pushimeve gjë banale, sjellje e dobët e opozitës. Por në realitet kriza nuk është zgjidhur. 30 qershori qëndron varur në Kushtetuese, shkarkimi i presidentit  qëndron varur po në Kushtetuese , përplasje për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese është në Venecia do shkojë dhe në Kushtetuese. Në këtë moment na mbingarkohet edhe problemi i prekjes së reformës në drejtësi. 

Gazetari Bledian Koka thotë se Presidentit të Republikës, nuk i kanë lënë rrugë tjetër përveçse të dalë në rrugë.

Bledian Koka: Unë mendoj që Presidentit nuk i kanë lënë tjetër rrugë, përvese të dalë në rrugë. Presidentit po tentohet ti merren atributet që i njeh reforma në drejtësi dhe kushtetuta për emërimin e dy anëtarëve të  gjykatës kushtetuese . Pra një presidenti që i është hequr e drejta e betimit. Pra betimi nuk bëhet te presidenti por te ura e lanës, apo te cilido noter, një presidenti që nuk i lihet e drejta për të emëruar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ligji ia njeh. Një presidenti që nuk i botohet dekreti në fletoren zyrtare, një presidenti të tillë dhe një kafshe të tillë politike si ilir meta nuk ka rrugë tjetër veçse të dalë në rrugë. Ngjarje të tilla përplasje të tilla institucionale në vende më pak demokratike si Venezuela që është më pak demokratike se Shqipëria kanë prodhuar atë që kanë prodhuar. SHBA kanë mbajtur një qëndrim dinjitoz në rastin e Venezuelës, ku kanë dënuar një despot dhe një shkelës të së drejtave të njeriut siç është Nikola Maduro dhe i kanë dhënë të drejtë një njeriu që kërkon ti japë demokracinë dhe drejtësinë popullit venezualian sic është Huan Guaido. Hajde ta ndajmë kush është njëri e kush tjetri. Për mendimin tim, Edi Rama nuk është Huan Guaido./Oranews.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here