Aksidenti në punë/ Po rregullonte çatinë e kishës, bie nga lartësia…

0
135

Një 56-vjeçar shqiptar u aksidentua rëndë gjatë punës që po bënte në çatinë e një kishe. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Parma, Itali.

Shqiptari po riparonte çatinë e kishës së Sant’Andreas në Busseto, kur ra nga një lartësi prej 2 metrash.

Përplasja me tokën ishte e fortë, shkruajnë mediat italiane dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulanca.

Ai ka dëmtime në pjesë të shumta të trupit dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas mjekëve, gjendja e shqiptarit është e rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here